– ”Vallë a po vëren ndonjë prej tyre dhe a po dëgjon ndonjë pëshpërimë (nga ata)?” – “Er-rikz” quhet pëshpëritja. Pra, atyre nuk u mbeti as nam e as nishan. Ajo çfarë mbeti ishte historia e tyre, për të qenë mësim për ata që kanë mend.
Përfundoi edhe tefsiri i sures Merjem. Vetëm Allahut i takon lavdërimi dhe mirënjohja.
]]>– ”… që nëpërmjet tij t’i përgëzosh të devotshmit …” – T’i nxitësh ata që të arrijnë atë që u është premtuar, dhe atyre u është premtuar shpërblimi i madh i Zotit. Që premtimi të jetë i plotë duhet që të sqarohen mënyrat se si arrihet ai.
– ”… dhe t’i tërheqësh vërejtjen atyre, që janë kryeneçë.” – Ata janë këmbëngulës e kokëfortë në kotësinë e tyre. Ata e mbrojnë me forcë mohimin e tyre, prandaj Kur’ani u zbrit si argument kundër jobesimtarëve, që atyre t’u bëhet e qartë e vërteta dhe, pas shpalljes së Kur’anit, çdokush të jetojë dhe të vdesë i qartë në zgjedhjen e vet. Më pas, Allahu i Madhëruar kërcënon me shkatërrim mohuesit, ashtu siç shkatëroi popujt e parë:
]]>Të gjithë luten për ta, për mirësi dhe udhëzim drejt të mirës. Ata do të bëhen prijës të së mirës dhe do të jenë të pranuar të respektuar e nderuar ndër njerëz në këtë botë. Në një hadith të saktë thuhet se: “Kur Allahu e do një rob, i thërret Xhibrilit dhe i thotë: “Unë e dua filanin, prandaj duaje dhe ti!” Dhe Xhibrili e do. Pastaj ai u thotë banorëve të qiellit: “Allahu e do filanin, prandaj duajeni edhe ju!” Dhe banorët e qiellit e duan atë. Pastaj ai bëhet i pranuar e i nderuar në Tokë.” Kështu i shpërblen ata Zoti. Ata e duan Allahun, prandaj Ai fut dashurinë për ta në zemrat e të dashurve të Tij.
]]>